Sistemi optimizues elektrik nuk është një rifazator i thjeshtë por meqë punon sipas 4 parimeve të përshkruara në fletëpalosje jep jo pak avantazhe:

  • Duke rritur jetëgjatësinë e pajisjeve në shtëpi
  • Duke i dhënë më shumë efikasitet
  • Duke gjeneruar një konsum më të ulët
  • Duke krijuar një kursim ekonomik në faturë dhe në jetëgjatësinë e pajisjeve të përdorura në shtëpi

Optimizues pajisjesh elektrike për:

  • Bashkitë
  • Administratën
  • Industrinë dhe Privatët

Probleme që rrisin harxhimin në faturë:

  • Shtrembërimet Harmonike
  • Energjia Reaktive
  • Humbjet për shkak të Efektit Joule
  • Stabilizim i tensionit

HARMONIKA:
Kur prodhohet elektricitet nga ndërmarrja elektrike, forma e valës së tensionit është sinuzoidale (vija blu e grafikut). Rryma e përthithur nga ngarkesat moderne nuk i ngjan aspak formës së valës sinusoidale të tensionit (vija e kuqe në grafik) dhe krijon kështu një tension të lartë mes fazës neutro dhe fazës tokë.
Gjithçka sillet jashtë valës sinusoidale quhet harmonikë. Duke zgjidhur problemet e lidhura me harmonikat arrihet funksionimi i mirë i utilizatorëve, kohëzgjatje më e madhe e tyre dhe shpenzim më i ulët i energjisë elektrike.

ENERGJIA REAKTIVE:
Në një impjant elektrik civil apo industrial, përveç fuqisë aktive të nevojshme për të kryer një lloj pune, prodhohet edhe një fuqi reaktive, përmasa e të cilës varet nga faktori i fuqisë së ngarkesës. Në fakt Fuqia aktive [W], Q fuqia reaktive [VAR], V tensioni mbi ngarkesën [V], I korrenti mbi ngarkesën [A], cos_faktori i fuqisë së ngarkesës. Me rritjen e përbërësit induktiv (cos_decrescenti) rritet edhe fuqia reaktive. Kjo duhet marrë në konsideratë sepse prodhon gjithsesi humbje për efektin Joule mbi linjat elektrike të shpërndarjes: prandaj nevojitet një ndërhyrje për reduktimin e këndit di çfazimit mes tensionit dhe rrymës. Mund të minimizohet rryma e linjës, pa ndryshuar përthithjen e fuqisë aktive, duke reduktuar fuqinë reaktive me anë të ngarkesës thjesht kapacitive, lidhur në paralel në afërsi të përdoruesit, që përthith fuqi reaktive.

EFEKTI JOULE:
Në një element qarkor të përgjithshëm (që jo medoemos respekton ligjin Hom) në të cilin konvergon një korrent I dhe në cepat e të cilit ka një diferencë mes fuqisë të barabartë me V fuqia elektrike (P) që jepet : P=VI shndërrohet në nxehtësi. Ligji i Joule mund të interpretohet më thjeshtë si një trasformim i plotë i energjisë elektrike në nxehtësi me disa pasoja. Është shkak i humbjes së energjisë në linjat e trasportit të elektricitetit (për këtë kabllot elektrike nxehen) dhe në përgjithsi të çdo qarku, si dhe ul jashtë mase rezultatin e pajisjeve elektrike. Këto humbje paguhen në fatura nga konsumatorët.