NDRICIMI LED, ALOGJEN, ME KURSIM ENERGJETIK
Ndriçimi Led ka revolucionuar sektorin e ndriçimit. Me më se 50000 orë përdorimi, mund të integrohen në ndriçues, në forma nga më të rejat, dhe me çmim energjetik tejet të ulët në krahasim me llambat me inkandeshencë. Ja përse janë burimi i ndriçimit më inteligjent, funksional dhe të qëndrueshëm. Në gamën e gjerë të zgjedhjeve kemi edhe ndriçues LED edhe llamba me LED të integruar.
Me ndriçuesit LED mund të kurseni energji deri në 90%* në krahasim me llambat tradicionale. Janë një alternativë e përsosur për të zëvëndësuar llambat me inkandeshencën e vjetër, meqë gjenden të gatshme në një gamë të gjerë formash, prizash dhe me një fuqi gjithmonë e më përformuese. Ndizen menjëherë, duke arritur menjëherë intensitetin maksimal të ndriçimit dhe prodhojnë një dritë të bardhë me cilësi tejet të lartë, që nuk lodh shikimin dhe nuk dëmton sytë. Mund të zgjasë deri në 20 vjet, duke ulur shpenzimet e lidhura me zëvëndësimin dhe, të shtojmë, me format e tyre të veçanta dhe të dallueshme, përfaqësojnë ikonën e re të llambës.