Sipas çdo nevoje… Zgjidhja më e mirë!

Modul fotovoltaik klasik dhe inteligjent me optimizator të integruar.

Çfarë është dhe si funsksionon një impjant fotovoltaik?

Një impjant fotovoltaik është një sistem elektrik i përbërë nga disa modulë fotovoltaik që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të vazhdueshme.

Kjo energji e prodhuar, me qëllim që të përdoret menjëherë, duhet të shndërrohet në energji të alternuar: dhe këtë e bën pajisja që quhet inverter.

Inverteri, përveçse shndërrimin e energjisë, rregullon funksionimin e modulëve që përbëjnë makinerinë, për të nxjerrë sasinë më të madhe të energjisë së mundshme. Modulët janë të lidhur në seri por jo të gjithë punojnë me të njëjtën fuqi për shkak të hijes së diellit apo godinave, këndit të përkuljes ose gropave të ndryshme dhe kjo qon në kufizimin e performancës. Për të zgjidhur problemin kanë dalë optimizuesit e fuqisë që lejojnë që secili modul të punojë i pavarur nga të tjerët duke rritur prodhimin e energjisë dhe rritet kështu edhe kursimi në faturë.

Edhe shteti lehtëson përdorimin e kësaj teknologjie me anë të tarifave lehtësuese deri më 50%, ulje mbi tatimet mbi të ardhurat e punës në 10 vite. Duke i shtuar kështu kursimit në faturë lehtësimin shtetëror dhe rivendosjen e tij në rrjet GSE, rifitimi i shpenzimit është pothuajse i menjëhershëm.